Kryeopozitari rus largohet nga burgu ku qëndronte, zëdhënësja: Nuk e dimë ku ndodhet

11 Dhjetor 2023 | 21:09

Ish-kryeopozitari rus, Alexei Navalny, është larguar nga burgu ku qëndronte dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas mediave të huaja, aleatët e Navalny thanë në rrjetin social “X” se avokatët e tij ishin përpjekur të arrinin në “IK-6 dhe IK-7”, dy koloni në rajonin e Vladimir, në lindje të Moskës, ku mund të ishte Navalny, por ata ishin informuar se ai nuk ishte atje.

Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha se kritiku i Vladimir Putinit do të dilte sot në gjykatë përmes lidhjes video, por nuk e bëri.

Ajo tha se zyrtarët e burgut përmendën problemet e energjisë elektrike.

Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë te Navalny, sipas zonjës Yarmysh.

“Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të”, shkroi zonja Yarmysh në X.

Navalny është pas hekurave që nga janari 2021.

Arrestimi i tij erdhi pas kthimit të tij në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor për të cilin u fajësua Kremlini.

Që atëherë ai është dënuar me tre burgime dhe ka kaluar disa muaj në izolim në një burg në rajonin e Vladimirit për akuza të ndryshme penale, duke përfshirë ekstremizmin.

Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026