Betimi/Beleri flet nga burgu: Si e dha Rama 4 muaj më parë vendimin e sotëm të GJKKO

11 Dhjetor 2023 | 21:51

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga GJKKO për t’u betuar si kryebashkiak.

Gjatë fjalës së tij Beleri tha se sot GJKKO noterizoi vendimin e dhënë nga kryeministri Edi Rama 4 muaj më parë.

Beleri tha gjithashtu se në Shqipëri nuk ka barazi ligjore dhe po mbahet në burg padrejtësisht me urdhër politik.

Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

“Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht në Ekathimerini Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të Betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026