“Do ta bëjë Himarën greke”, Beleri i përgjigjet gazetarëve: Zëdhënës bandash
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg prej 7 muajsh tha në një intervistë ekskluzive për drejtuesen e emisionit Now në Euronews Albania, Erla Mëhilli se qytetarët e Himarës meritojnë të kenë kryebashkiakun që kanë votuar në 14 maj.
Teksa u pyet lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit.
Beleri u tregua kritik ndaj deklaratave nacionalistë të disa gazetarëve që flasin për greqizim të Himarës, të cilët i cilësoi zëdhënës bandash.
“Janë ca gazetarë që po thonë po rrezikon Himara, por e çon Beleri në Korfuz. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk funksionojnë. Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitet në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë jo në Himarë, atje nuk merret njëri me etninë”, tha Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset