577 vjetori i Besëlidhjes, personalitete nga trevat shqiptare mblidhen sot në Lezhë

2 Mars 2021 | 08:15

Sot shënohen 577 vjet nga mbledhja e Kuvendit të Princave Shqiptarë në të ashtuquajturën Besëlidhja e Lezhës. 

Besëlidhja u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, me pjesëmarrjen e gjithë princërve të krahinave arbërore.

Kjo Besëlidhje mori vendime të rëndësishme si: krijimi i një Besëlidhje Arbërore me në krye Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Për më shumë vite e shekuj, por edhe sot ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji gjendej në Lezhë aty ku dhe do të kremtohet kjo datë e shënuar nga personalitete të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës e Maqedonia e Veriut.

Ai tha se për të shmangur grumbullimet e shumta në respekt të masave anti-COVID nuk ka pasur një lajmërim zyrtar për mbledhjen e personaliteteve nga trevat shqiptare në shenjë simbolike në datën e Besëlidhjes së Lezhës.

Sa i takon pjesëmarrjes së Albin Kurtit, duhet thënë se është një vizitë pa protokoll duke qenë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk e ka marrë detyrën e kryeministrit, përndryshe vizitën e parë zyrtare duhet ta bëjë në Shqipëri, siç tashmë është bërë traditë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndahet nga jeta Agim Krajka, kompozitori i njohur la pas një trashëgimi të çmuar

 Dita e verës në Korçë, ndezja e zjarreve simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës

Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ vendos sot zonën në Tiranë ku do të bëhet procesi pilot

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026