Maqedonci ngre shqetësimin: Trupat serbe në kufi me Kosovën kërcënojnë stabilitetin
Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka ngritur shqetësimin për përqendrimin e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai është takuar me shefen e operacioneve aktuale, të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, të cilën e ka njoftuar për dislokimin e trupave serbe përreth kufirit me Kosovën.
“Theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka deklaruar Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes, tha se do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s
“Ritheksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, tha ai.
Sipas tij trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që kanë ndërmarr në përmbushjen e synimeve.
Bëhet e ditur se sherfja e operacioneve te Natos shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë