Balla takohet me Wisner: Mirënjohje për bashkëpunimin e policisë me DEA-n
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të martë një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla bën me dije se dikutoi me Ëisner mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit.
Ministri i Brendshëm shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e DEA-s me Policinë e Shtetit në fushën e trafikut të kokainës, ku sipas tij ky bashkëpunim solli dhe arrestimin e baronit të drogës Gëzim Çela pak ditë më parë.
“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Ëisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë.”, shkruan ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.