Shiste kapsolla dhe mallra kontrabandë, procedohet penalisht 61-vjeçarja në Korçë

12 Dhjetor 2023 | 14:13

Një 61-vjeçare nga Korça është proceduar penalisht pasi shiste kapsolla dhe mallra të kontrabanduara në dyqanin e saj dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në dyqanin e gruas u sekuestruan kuti me kapsolla dhe paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Si rezultat, në lagjen nr. 1, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e një shtetaseje, u gjetën disa kuti me kapsolla dhe paketa me cigare pa pullën fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 61 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026