“15% e të moshuarve ndihen vetëm”- Ylli: “Izolimi” shton me 30% riskun për sëmundje
Vetmia dhe izolimi social është kthyer në kërcënim global për shëndetin e popullatës. Raportet e OBSH tregojnë se 25% e njerezve në botë ndihen të vetmuar. Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga ky fenomen i ri, i cili duket se është edhe më i shprehur tek të moshuarit. Ekspertët gjykojnë se izolimi social pasohet me rritje të sëmundshmërisë.
Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, është shprehur se rreth vetmia dhe izolimi social rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës me 30 %.
“Rrisin riskun për sëmundje të zemrës me 30%, për demeca, me 50% dhe rrisin rikun për vdekje të parakohëshme. Obsh i ka krahasuar ato me rrisqe të njohur si duhanpirja, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik”, tha Ylli.
Izolimi social ka nisur të matet edhe në vendin tonë. Nëpërmjet pyetjeve, a keni një njeri me kë të komunikoni? A keni dikë t’iu mbeshtesë kur keni nevojë?
Ne kemi parë që janë rreth 15% e të moshuarve që nuk kanë asnjë të afërm me të cilët mund të flasin në momentet e nevojës. Kemi parë që femrat janë më të rriskuara, janë dyfishi i meshkujve, kemi parë që ka më shumë në fshat se sa në qytete”, tha Ylli.
Shqipëria ndodhet në momentin e fillimit të përgatitjes së sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur sfidave të moshimit.
“Nga viti i kaluar dhe sivjet kanë ndodhur disa reforma, që kanë përshirë fillim e ndërtimit të qsh me kujdes të integruar, përgatitjen e udhërrëfyesve lidhur me punën me të moshuarit, paketën e kujdesit në shtëpi dhe ka nisur trajnimi i personelit”, tha Ylli.
Për ekspertin e çështjeve të moshimit, komuniteti luan padyshim një rol kyç në ndihmën që ju jepet të moshuarve, që jetojnë vetëm, duke i larguar ata nga izolimi social.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës