“Ngrohemi me batanije”- Pensionistët në Elbasan në vështirësi nga i ftohti

12 Dhjetor 2023 | 18:13

Me mbërritjen e ditëve të ftohta në Elbasan të moshuarit kanë zgjedhur mënyra dhe alternativa për t’u ngrohur gjatë dimrit.

Një pjesë e mirë e moshës së tretë theksojnë për Euronews Albania faktin se vështirësitë ekonomike i bëjnë ata të ngrohen vetëm me batanije.

Ata shprehen se shprehen se nuk kanë mundësi as të ngrohen me energji elektrike dhe as me lëndë drrusore, pasi kosto është e pa përballueshme për ta.

“Do marrim batanijet dhe në divan. Sna mjafton çte bëjmë ne, ku ti gjejmë. Pensioni është i ulët, dhe kështu do rrim aty”, tha një grua.

“Fatkeqësisht ne si pensionstë nuk mund të ngrohemi me dru janë shumë shtrenjt. Detyrohemi me copa herësh të ndezim kondicionerin ose ndonjë stufë me gaz, dhe atë me shumë kursim. Por ngrohja me e mirë dhe me e zgjatur është me batanije”, tha një tjetër i intervistuar.

Me çfar do ngroheni këtë dimër? Asigjë hiç. Pse?

“Po jemi në pallat nuk kemi fëmijë të vegjël. Vë një batanije këtu dhe rri rehat. Është ftotë ju mbanë batanija? Deri tani nuk ka qen keq më vonë sdihet ça bëhet”, tha një burrë.

Ashtu si çdo dimër të moshuarit janë mes dilemës së pamundësisë për të përballuar faturat dhe të ftohtit.

“Unë e kam  të pa zgjidhshme akoma, nuk kam mundësi. Se nuk e blejë as me korent nuk punoj dot as gazin mezor e blej vetëm për të gatuar, për t’u ngroh me batanije”, u shpreh një prej të intervistuarve.

Tashmë që drutë e zjarrit kanë kapur çmimet më të larta, ngrohja është fokusuar përmes energjisë elektrike, por edhe këtu duhet goxha kursim thonë pensionistët e Elbasanit, pasi pensionet janë shumë të vogla dhe faturat të papërballueshme.

Me dru. Ju shkon me lirë me dru?

“Shkon nuk shkon. unë i kam që vjet drutë, kështuqë me dru ngrohem me mirë”, tha një tjetër qytetar.

“Me korent me ç’të ngohemi, jemi në pallat nuk vëmë dot stufa zjarri”, tha një grua.

“Le të vejë sa të dojë ne do ta marrim do rrim dy vakte pa bukë, vetëm zjarrin ta kem”, tha një burrë.

A i përballonin dot çmimet e druve me pensionin? 

“Jo jo me shumë vështirësi. Merr këtë muaj, laj muajin tjetër”, u shpreh ai.

Pensionistët, që në numër në qarkun e Elbasanit janë afro 54 mijë, ndezin pajisjet ngrohëse vetëm në ditët më të ftohta, pasi përndryshe fatura e energjisë elektrike tejkalon pensionin e tyre. Zgjidhja ideale për këtë kategori kanë qenë drutë e zjarrit, por me shtrenjtimin e tyre, të moshuarit kalojnë dimrin me shumë vështirësi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026