5 mijë lekë shpërblim, pensionistët në Korçë dhe Pogradec të pakënaqur: Nuk na del

5 Dhjetor 2023 | 17:47

Teksa prej dy ditësh shpërblimi i fundvitit po shpërndahet, në juglindje të vendit, në Korçë pensionistët shprehen të pakënaqur me shifrën prej 5 mijë lekësh, pasi sipas tyre është e pamjaftueshme.

“Unë marr 170 mijë lek, nuk me del. Unë jam me ilaçe, burri me ilaçe. Nuk është i mjaftueshëm ky 50 mije lekëshi, të ishte ngahera por për një muaj nuk del. Burrin me sëmundje të ligë, vet me epilepsi. Asgjë s’do marr për vit të ri për kokën e fëmijëve”, u shpreh një grua për Euroneës Albania.

“50 mije lekshi për uje e drita se për ilaçe nuk del. Bëhen ato për 50 mije lek? Për vete mendojnë, për popullin jo”, u shpreh një burrë.

“Unë nuk kam fare pension pothuajse. E kam të vogël fare. Na ndihmojnë fëmija, si puna ime janë të gjithë. Ky 50 mije lekshi minimal se skemi as pensione, kjo mosha ime doli e ndërruar nga sistemi”, u shpreh dikush tjetër.

“Nuk është i mjaftueshëm. Çdo besh me 50 mije lek? As ilaçet nuk i merr dot që jemi të sëmurë”, tha një tjetër i intervistuar.

Edhe në Pogradec pakënaqësia e pensionistëve është e dukshme.

“Gripin nuk lajmë dot. As mish as pule nuk blejmë dot, do lajmë qerane, tokat, të gjitha. Minatorët duhet të paktën të kishin 100 mije lek”, u shpreh një burrë.

“Sa te arrijmë, do bëjmë hapin të vogël, aq sa e kemi. Të paktën të ishte 100 mije lek, e pakta 100.”

“Çdo blesh? Ne ilaçet nuk marrim dot. Po hajt mo”.

Në gjithë Qarkun e Korçës janë mbi 46 mijë pensionistë qe marrin shpërblimin, krahas tyre përfitojnë dhe personat invalidë dhe me ndihmë ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026