“S’na ka zënë gjumi, s’di ku t’i çoj”- Pensionistët ironi me shpërblimin e fundvitit
Qeveria vendosi si çdo vit të jap nga 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët. Por rritja e çmimeve ka bërë që shumë qytetarë të shprehen të pakënaqur me shumën e caktuar nga qeveria.
“O s’na ka zënë gjumi atë natë kur e morëm vesh. Sinqerisht s’na zinte gjumi. Kam fjetur përmbys tha ky, kur e mora vesh”, është shprehur një prej të pyeturve.
“Nuk e di ku do ta çoj, megjithë gruan pa gjumë kemi ndenjur, ku do e çojmë atë 50 mijë lekshin”, tha ai me ironi.
Pyetje: Keni bërë një listë të gjatë?
“Shumë të gjatë, gjeli i detit bën 150 mijë lekë”, shtoi qytetari.
Bonusi i fundvitit për pensionistët në Durrës zor se mund të arrijë fundin e muajit.
Shumica e tyre kanë nxituar ta marrin që në ditët e para dhe kjo lë të kuptohet se nuk mendojnë shumë për festat e fundvitit.
“Gjithë ilaçe e nuk na dalin. Jemi burrë e grua të sëmurë dhe duam 300 e ca mijë lekë vetëm ilaçe në muaj”, u shpreh një grua.
“Ka ngel te 50-shja, ka 20 vjet 50 po aq vazhdon”, tha një tjetër qytetar.
“Kjo është një dorë e vogël, sa me thonë me shty. Ku del 50 mijë lekë, çdo njeri ta llogarisë si të dojë. Jep 50, harxho 70 drita e ujë”, vijoi ai më tej.
“Jo, jo, nuk është. 120 mijë lekë mua s’më dalin për ilaçe, po me 50-shen çfarë do ha unë?”, tha një tjetër qytetar.
“Lëmoshë është”, vijoi ai.
Ka dhe nga ata që shprehen falenderues dhe e kanë bërë gati listën e shpenzimeve.
“Çfarë mund të blej? Mund të blej njëçikë mish, ndonjë zarzavate dhe një ëmbëlsirë, gjë tjetër jo”, tha një qytetar.
“Unë jam 2 veta, për mua është e mjaftueshme, të tjerë që janë shumë kanë të drejtë ndoshta”, shtoi ai.
Disa i kanë sytë nga fëmijët, ndërsa të tjerë nuk i ndalin ironitë.
“Po ja, na ndihmojnë fëmijët, se të ishte për ne do kishim vdekur”, tha një grua.
“Populli është shumë i kënaqur, që ia rriti rrogën deputetëve. Po popullit? Punë e madhe moj goc, populli është popull”, u shpreh një tjetër qytetar.
Duke marrë në konsideratë festat e fundvitit që janë në prag, ata e kanë të qartë se çfarë mund ta konsideronin bonus.
“Po të paktën te 100 mijë lekëshi, meqë është fundvit. Qeveria se ka asgjë 100 mijë lekëshin, po deshën ato ta japin, po s’deshën s’ta japin”, tha një tjetër qytetar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos