Çfarë dinte Liridona që e çoi drejt vdekjes? Flet eksperti i sigurisë

12 Dhjetor 2023 | 21:07

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjitha pistat e hetimit të deritanishëm për vrasjen e Liridona Ademajt të çojnë tek një sekret që ajo dinte për bashkëshortin, të cilin ky i fundit nuk donte të bëhej publik.

Sipas Tërnavës, ka gjasa që Liridona të ketë pasur dijeni për një vepër të jashtëligjshme të bashkëshortit të saj për të cilën mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike.

“Të gjitha pistat e hetimit tregojnë se prapa rastit qëndron një vepër për të cilën ka pasur njohuri e ndjera dhe në rast të një konflikti që mund të kenë pasur mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike. Këto janë supozime, pasi hetimet po i bën prokuroria. Ky ka jetuar edhe në Suedi, dhe është befasia më  e madhe që një i ri që është edukuar në një vend aq demokratik sa Suedia, është tmerruese që ka arritur në një akt të tillë. Mendoj se ato sekrete ka gjasa t’i zbulojnë shërbimet, por ne vetëm mund të supozojmë. Të gjitha gjasat janë që Naimi është marrë me veprimtari të rënda që opinioni nuk i di. Suedia ka interes të zbardhet kjo ngjarje, pasi fëmijët e të ndjerës do jetojnë në atë vend”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026