Rriten rastet e infektimeve në Kosovë, 8 persona humbin jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 8 persona kanë humbur betejën me coronavirusin, ndërsa 488 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Personat, të cilët kanë ndërruar jetën për shkak të COVID-19, janë përkatësisht nga mosha 37 vjeç deri në moshën 87 vjeç. Numri total i pacientëve, të cilët kanë humbur jetën nga coronavirusit në Kosovë ka shkuar në 1.616 viktima.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë këtyre orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK-së dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë kryer 2886 testime të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar në 8.236.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë theksojnë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave kufizuese .
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta