”PD-LSI duan të vrasin drejtësinë”, Rama: Plan Meta-Berisha për të marrë pushtetin e shpërbërë reformën

2 Mars 2021 | 15:08

Marrëveshjen e 1 marsit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si pjesë të planit të Presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha për të shpërbërë reformën në drejtësi.

Kreu i qeverisë kritikoi sot edhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha për mungesën e karakterit të liderit në drejtimin e partisë.

“[…] është pjesë e planit për të lidhur Lulin [Lulzim Basha] me zinxhirin e Monikës [Monika Kryemadhi] për llogari të Saliut [Sali Berisha] dhe Ilirit [Ilir Meta], dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Ndryshimet që shumica socialiste do ti bëjë reformës në drejtësi për kryeministrin Rama janë të konsultuara me ndërkombëtarët.

“Nuk ka nen të reformës që kalon pa diskutuar dhe pa miratuar paraprakisht, bashkarisht. Kur them bashkarisht, kam parasysh që nëse një nga të dyja palët, amerikanët apo evropianët thotë jo, nuk kalon,” – shtoi Rama.

Pas deklaratave të ndërkombëtarëve për pastërtinë kandidatëve, kryeministri Rama tha se në Bruksel nuk ka dëgjuar ultimatiume.

“Kjo këngë është bërë e padurueshme duke dekriminalizuar të gjithë deputetët. Kemi pasur problem me disa individë. Janë adresuar. Kemi një ligj,” – theksoi kryeministri.

Për Presidentin Ilir Meta pati një reagimi në rrjetet sociale nga zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili theksoi se ai i qëndron fort reformës në drejtësi të miratuar nga 140 vota deputetësh në parlament.

Lexoni gjithashtu:

Rama për Euronews Albania: Nuk është në interesin tonë të vendosim pasaportë vaksinimi për shtetasit që vijnë nga jashtë

Rama: Vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit

Presidenti Meta kujton tubimin e 2 marsit 2020: Misionin tonë do ta çojmë deri në fund më 25 prill

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026