Ndalimi i tubimeve politike, Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e PR: Preken partitë opozitare

2 Mars 2021 | 15:20

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Partisë Republikane, e cila ankimoi vendimin e komitetit teknik për ndalimin e tubimeve politike. Sipas republikanëve, ky vendim ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek partitë opozitare, të angazhuara në fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, i pranishëm ishte dhe kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, i cili për mediat u shpreh se mazhoranca po tenton të fusë opozitën në karantinë.

Ndërkaq, lidhur me këtë padi, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të shqyrtuar këtë kërkesë të Partisë Republikane, ndonëse ende nuk ka një datë se kur do të ketë një vendim për këtë çështje.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Republikane, Dardan Mustafaj seancën e sotme e cilësoi të rëndësishme pasi sipas tij u dëshmua se Gjykata Kushtetuese është funksionale.

“Kjo seancë e sotme ishte e rëndësishme, sepse tregoi se Gjykata Kushtetuese funksionon dhe Gjykata Kushtetuese kishte interesimin për të dëgjuar palët dhe e vlerësoj edhe në kushtet e pandemisë”, theksoi ai.

I pranishëm në Euronews Albania, z. Mustafaj nënvizoi se në seancë ku të pranishme ishin të gjitha palët u diskutuan të gjitha çështjet teknike, ndërsa shtoi se Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim brenda 30 ditësh.

“Ishte një seancë e vetme dhe u shkua në thellësi të çështjeve dhe u ezauruan të gjitha aspektet teknike të saj”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026