Kushtetuesja e pezulloi, Korreshi: As Rama s’e donte marrëveshjen me Italinë!

13 Dhjetor 2023 | 20:04

Deputeti i PD, Saimir Korreshi komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Sipas Korreshit, as Edi Rama vetë nuk e donte këtë marrëveshje me Italinë, por gjithçka e bëri për show.

“Kjo ka qenë një show i Ramës se në vetvete ai s’e ka dashur këtë marrëveshje, thjesht për të thënë që unë doja por shiko çfarë bën opozita, ndërkohë që kishte gjithë mundësinë që të konsultohej me opozitën, shteti nuk është personal, kryeministri nuk është njëshi i shtetit. Ne presim transparencë, të respektohen institucionet. Nuk ka qenë qëllimi të prishim raportet me Italinë, por mënyra si nuk është bërë transparente, si nuk janë kaluar proceduar dhe janë shkelur të drejtat e njeriut me këtë marrëveshje”, tha Korreshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026