“Hynë nga dritarja e tualetit”- Kaos dhe përleshje në Kuvend, ndizen tymuese

14 Dhjetor 2023 | 10:24

Përplasje të forta janë shënuar në hyrjet kryesore të parlamentit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre socialistë.

Ishin ligjvënësit demokratë ata të cilët bllokuan dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe nuk lejuan kolegët e PS të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Pas përplasjeve, deputetët e PS mundën të hynin nga një hyrje tjetër. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, kolegët socialistë hynë nga dritarja e tualetit.

Pas nisjes së seancës deputetët demokratë që ishin në sallë ndezën tymuese dhe tentuan të bllokonim punimet e seancës plenare.

Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës.

Shtyrje fizike dhe përleshje ndodhën në derën e hyrjes kryesore të parlamentit.

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Deputetët e PD prtendojnë se garada po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026