Lita: Rithemelimi, mburojë e Berishës, pse e çuan në Kushtetuese?
Gazetari Lavdrim Lita në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania foli në lidhje me situatën e krijuar në politikë pas kërkesës që SPAK i bëri Kuvendit për heqjen e imunitetit në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.
Ai theksoi se Rithemelimi po bëhet mburojë e Berishës duke shtuar se kjo nuk është çështje e qytetarëve.
“Është e drejta e deputetëve të PD dhe të opozitës që të mbrojnë Berisha si ta mendojnë më mirë, me protesta, me zaptimin e PD-së. Kanë të gjithë të drejtën për ta mbrojtur nga akuzat, por kjo nuk është çështje e qytetarëve. Rithemelimi ka vendosur të bëhet mburojë e Berishës”-tha Lita.
Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.
Në këto kushte SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta