7 muaj që kishte dalë nga burgu, identifikohet autori i atentatit në “Don Bosko”
Uniformat blu të kryeqytetit kanë identifikuar autorin e atentatit në Don Bosko i cili kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu.
Banesa e tij ndodhet 50 m larg nga vendi i ngjarjes. Në pyetje janë marrë familjarët e autorit.
Dyshohet se është larguar nga zona, ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.
Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Euronews Albania më parë siguroi pamjet e autorit të atentatit të dështuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet autori i pamaskuar teksa largohet i qetë duke ndezur një cigare.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)