Sulmi në Iran/ Vriten 11 policë, disa të tjerë të plagosur
Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran, raportoi televizioni shtetëror. Autoritetet në qytetin Rask thanë se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në jugperëndim të Teheranit.
“Policia vrau disa nga sulmuesit në një shkëmbim zjarri”, tha zëvendësguvernatori, Ali Reza Marhemati.
Sulmi pretendohet të jetë kryer nga grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl, sipas raportimit të televizionit shtetëror.
Në vitin 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit.
Në muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin e banuar me shumicë sunite, kanë sulmuar stacionet e policisë. Provinca Sistan dhe Baluçistan është një nga zonat më pak të zhvilluara të Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk