Përdhunimi i dy vajzave në Berat, Balla: Policia të rrisë vigjilencën për këto raste

15 Dhjetor 2023 | 10:49

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me përdhunimin e dy vajzave në Berat, njëra prej të cilave e mitur e moshës 16-vjeçare. Përmes një reagimi në rrjete sociale Balla shkruan se instancat shtetërore do të bëjnë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale të trajtohen me dinjitet.

Ministri shton se policia ka rritur vigjilencën ndaj rasteve të dhunës ndaj grave dhe po bën gjithçka për t’i parandaluar këto krime.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit Berat ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të premteje Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026