Nga vrasja e policit te ekzekutimi i 2 kunatave, kush janë të plagosurit në burg

15 Dhjetor 2023 | 15:50

Një i dënuar në burgun e Peqinit ka mbetur i vrarë dhe 2 të tjerë janë të plagosur në një përplasje të ndodhur ditën e sotme në ambientet e burgut të sigurisë së lartë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se përplasja ka nisur teksa 3 të dënuarit me burg përjetë, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja ndodheshin në momentin e ajrimit.

Nga përplasja me një armë zjarri që ende nuk dihet si mund të jetë futur në ambientet e burgut, ka mbetur i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe të plagosur Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqe.

Ilir Xhakja është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Adem Tahiraj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012 në Katund Sukth të Durrësit, ku shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj u ekzekutua nga Xhakja teksa ishte në krye të detyrës.

Indrit Shaqe është arrestuar nga Interpoli në Barcelonë në vitin 2014 pasi akuzohet për grabitje me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, më 2 shtator të atij viti.

Shaqja  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte larguar menjëherë pas ekzekutimit të dy kunatave pasi kishte grabitur 400 mijë lekë dhe bizhuteritë në banesën dykatëshe të kunatave Vava.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026