“Të rimbursohet TVSH për bizneset”, Mete kërkesë Tatimeve: Shpejtoni procedurat

15 Dhjetor 2023 | 18:08

Ministri i Financave, Ervin Mete kërkon nga Tatimet që të rimbursojnë TVSH-në e bizneseve brenda këtij viti. Ky mekanizëm do t’u vijë në ndihmë sipërmarrjeve, sidomos atyre eksportuese.

Administrata Tatimore duhet përshpejtojë procedurat e rimbursimit të TVSH-së, për të gjitha bizneset, për të mos pasur detyrime të mbartura për vitin e ardhshëm. Kërkesa vjen nga ministri i Financave, Ervin Mete.

Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Mete tha se përshpejtimi i këtyre pagesave pritet që të krijojë pak frymëmarrje sidomos tek kompanitë eksportuese.

Ministri i Financave mblodhi Këshillin e Investimeve, në takimin e fundit për vitin 2023, me temë diskutimi “Konsultimi i reformave strukturore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026