Sondazhi/ Mërtiri: Politikanët që kanë bërë më shumë dëm, marrin më shumë pikë

15 Dhjetor 2023 | 20:39

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se në Shqipëri politikanët konfliktual që i kanë bërë më shumë dëme Shqipërisë, dalin më të pëlqyeshëm se pjesa tjetër.

Komentet Mërtiri i bëri në emisionin “Barometri” në Euroneës Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit të “Barometri”, teksa tha se duhen pyetësor më të thelluar për të zbuluar se përse shqiptarët bëjnë këto zgjedhje.

“Në Shqipëri ka një problem sesi bëhet sondazhi dhe mënyrës se si reagojnë të intervistuarit ndaj sondazheve. Zheji thotë me të drejtë që pikëzimi i madh që ka marrë Begaj, është se shqiptarët i duan figurat që dalin mbi palët. Nga ana tjetër shof që kanë marrë vlerësim të madh politikanët konfliktual siç janë Rama dhe Berisha.

Brenda një partie merr më shumë pikë një politikan konfliktual, përshembull Berisha merr më shumë se Basha. Mendoj se sondazhe më të thelluara mund të nxjerrin elementë si pse dhe si. Pra çfarë e shtyn publikun në këtë zgjedhje. Këta nuk votojnë partitë e reja. Supozohet që unë të marr publik më gri.

Mua më konfuzon kjo që këta që nuk e thonë këtë që janë demokratë apo socialistë dhe thonë që votoj më tepër Berishën se Endri Shabanit. Sipas rankimit të vendit mua më del që ai që i ka bërë më shumë dëm këtij vendi, merr më shumë pikë dhe anasjelltas. Nëse themi Edi Rama nuk e di se çfarë mund t’i bësh më shumë qeverisjes sesa ai”, tha Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025