Avokati serb: Opozita e dobët përballë Vuçiç, ja pse pranoi zgjedhjet e parakohshme

17 Dhjetor 2023 | 12:43

Serbia mban sot zgjedhjet përgjithshme, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit.

Cedomir Stojkoviç, avokat dhe aktivist në Serbi tha në një intervistë për Euronews Albania se këto zgjedhje nuk pritet të sjellin asgjë në Serbi ku qeveria dhe presidenti Vuçiç kontrollojnë gjithçka.

“Mendoni se do ketë ndryshim në zgjedhje në Korenë e Veriut? Absolutisht jo, se qeveria kontrollon gjithçka, edhe mendimet e popullatës, njerëzit në Serbi nuk kanë demokraci dhe një mënyrë për t’u informuar pasi çdo mediat është nën kontrollin e Vuçiç dhe partitë opozitare janë tërësisht të pafuqishme për të arritur ndryshimin. Ka një revoltë të qytetarëve ndaj kësaj qeverie, po Vuçiç përmes propagandës mban mendësinë  e serbëve. Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç i thirri, kështu që nuk mund të luash një ndeshje futbolli ku e di që do humbësh, e organizon në rregullat  e tua kur e di që do e fitosh. Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç pati një presion të jashtëzakoshëm nga perëndimi për shkak të sulmit në Banjskë dhe moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026