“Mes dy familjeve s’do ketë hakmarrje”, Ahmeti: Biseda e fundit me Shaban Murselin
Gazetarja Evis Ahmeti foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi, vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuar kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli që tashmë është i arrestuar.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se mes dy familjeve nuk do të ketë gjakmarrjeve për shkak të fëmijëve, por dhe për shkak të lidhjeve të tjera familjare që kanë.
Më tej ajo shtoi se Shaban Murseli babai i Naimit, ka ndërprerë çdo komunikim me mediat pasi ia ka ndalur shteti suedez duke qenë se fëmijët janë atje dhe në mbrojtje.
“Në telefonin e Naimit gjenden shumë prova, shumë shantazhe, përfshirjen e Naimit të një gruaje tjetër që nuk e di se çfarë lidhje kishte me Naimin. Këtë e tha babai. Naimi kishte thënë pikërisht këto fjalë: Nuk kam hallin tim por kam hallin tuaj.
Mënyra se si doli Shaban Murseli, mënyra se si iku, mënyra se si mbylli çdo komunikim me mediat. Në mënyrë urgjente janë marrë fëmijët, janë çuar në Suedi dhe shteti suedez ka rregulla. Vëllai i Liridonës ka thënë se kanë çuar dy persona te familja e Shaban Murselit, por jo për t’u mbyllur brenda, për t’u izoluar por për të mos na dalë përpara. Mes këtyre familjeve nuk do të ketë gjakmarrje për shkak të fëmijëve”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta