“S’ka bazë ligjore”- Socialistët rrëzojnë kërkesën e avokatëve të Berishës në Kuvend

18 Dhjetor 2023 | 12:28

Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit pezullimin e seancës ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me nenin 73.

Kërkesa u rrëzua nga socialistët, duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi Rithemelimi ka çuar në Kushtetuese kërkesat për masat e sigurisë dhe jo procedurën parlamentare.

Gjithashtu PS theksoi se në Kushtetuese janë çuara masat e sigurisë të vjetra, por jo kërkesa e re e SPAK për arrestin.

“Nuk ka asnjë bazë proceduriale për të kërkuar pezullimin, Në kërkesën tuaj ju po të ishit të interesuar mund të kërkonit në Gjykatën Kushtetuese gjënë që po na kërkoni ne. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese, apo ndonjë mase të mundshme, por nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare. Kështu që për mendimin tonë nuk ka asnjë kusht ligjor, por edhe asnjë arsye ta pezolullojmë. Të vazhdojmë procesin me dëgjimin e dy palëve të interesuara”, tha kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi.

Edhe Kryetarja e Kuvendit u shpreh se mbledhja duhet të vijojë, pasi kërkesa e Rithemelimit nuk ka bazë ligjore dhe proceduriale.

“Është nëj kërkesë që s’ka bazë ligjore dhe vijojmë me proicedurën”, tha Nikolla.

Kërkesa u hodh në votim dhe u rrëzua me 6 vota kundër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026