“A ka tentuar të prishë provat”- Avokatët e Berishës përplasen me Krajën

18 Dhjetor 2023 | 12:59

Është shoqëruar me debate seanca në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, u përplasën me prokurorin  e SPAK Arben Kraja, gjatë seancës pyetje-përgjigje.

Gjokutaj kërkoi nga Kraja fakte se ku e bazonte akuzën se është Sali Berisha personi që ka ndryshuar destinacionin e truallit të ish-kompleksit Partizani.

Prokurori e ftoi avokatin që përballjen ta bëjnë në gjykatë dhe në Kuvend të merrren vetëm me kërkesën për masën e arrestit.

Pjesë nga debati:

Gjokutaj: Thuhet se Sali Berisha ka ndryshuar destinacionin e truallit nga klub sportiv në shesh banimi, ku e bazoni këtë që thoni se është kryer nga personi nën hetim Sali Berisha.

Kraja: Pyetja s’ka lidhje me objektin dhe mund ta bëjmë diskutimin përballë gjykatës. Këtu kemi ardhur për një kërkesë tjetër.

Gjokutaj: Unë jam avokati dhe i referohem aktit, nëse dhe për këtë nuk duhet të bëjmë pyetje dhe debat. Ju do merrni vendim në lidhje me këtë. Problem është shumë thelbësor. Unë nuk i referohem fashikullit të hetimit.

Kjo është një gënjeshtër. Kjo kërkesë do kaluar në sitë, duhet të gjejmë ata elementë që duan t’ju dezinformojmë ju. Ndërkohë që është një tjetër person që i ka firmosur këto akte. Ne nuk mujnd ta bëjmë sikur nuk e dimë këtë gjë.

Ndërkohë që avokati tjetër Sokol Mëngjesi kërkoi nga Kraja prova pse po merret ashpërsimi i masës për Berishën, nëse ai ka tentuar të prishë hetimet apo të largohet jashtë vendit.

Prokurori u përgjigj se kërkesa e ndryshimit të masës së sigurisë u bë pasi personi nën hetim nuk zbatoi vendimet e gjykatës.

Pjesë nga debati:

Sokol Mëngjesi: Me sa kuptova prokurori nuk do të përgjigjet për sa i përket fakteve, pasi ka sjellë vendime gjykate.

Pyetja ime konsiston për masat e sigurisë. A keni prova konkrete për ndryshimin e masës së sigurisë, se Berisha ka tentuar të largohet jashtë vendit?

Kraja: Personi në hetim nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Avokati Mëngjesi: A keni prova konkrete t’ja paraqisni këtij këshilli që zoti Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat

Kraja: Është e njëjta përgjigje që dhashë dhe më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026