Kërkesa e SPAK për arrest në burg apo arrest shtëpie për Berishën? Përgjigjet Kraja

18 Dhjetor 2023 | 13:14

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Nga opozita është i pranishëm vetëm deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili i ka drejtuar dhe pyetje Arben Krajës në lidhje me çështjen “Berisha” .

Teksa i është përgjigjur Kraja është shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë për Berishën është bërë pasi ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë duke mos respektuar kështu masës e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Enkelejd Alibeaj: Kërkesën e keni bazuar në nenin 201 dhe nenin 260. Hipoteza e nenit 231 pika 1 bazohet thjesht në faktin shkelje e detyrimeve të masave ndaluese. Ndërkohë neni 260 pika tre ka dy hipoteza, e para kur nevoja e sigurimit rëndohet dhe e dyta është përsëritje e nenit 231, mosrespektim i një mase të mëparshme. Doja të dija nëse hipoteza është shkelja e detyrimeve të masave të caktuara tashmë apo ka ndodhur përveç kësaj edhe një rëndesë e nevojave të sigurimit.

Arben Kraja: Është e vërtetë që dispozita e dytë, neni  260 paraqet dy situata, por ne i qëndrojmë asaj të parës, që Berisha në mënyrë të përsëritur masën e sigurimit të caktuar nga Gjykata.

Ne do i referohemi kushteve të preçedimit. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit arrest në burg apo në shtëpi, kontroll personal, apo i banesës prokurori kërkon autorizim. Heqje lirie do të thotë heqje lirie. Një nga masat shtrënguese  që parashikohet është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik, heqje totale e lirisë. E dyta mosdhënia e autorizimit nga Kuvendi nuk të pengon të kërkosh masa të tjera sigurimi. Mesa di unë në rastin e  Tahirit, Prokuroria ka kërkuar arrest në burg dhe kontrolle. Kuvendi nuk ka qenë dakord me atë masë, por kanë qenë dakord me masa të tjera.

Mes tjerash Alibeaj ka pyetur Krajën nëse kërkesa e SPAK për Berishën është masa e sigurisë arrest shtëpie apo arrest me burg, zyrtari i është përgjigjur se vetëm njëra nga masa mund të kërkohet, por vendimi përfundimtar i mbetet në dorë Gjykatës.

Enkelejd Alibeaj:: Kërkesa është për arrest në burg dhe për arrest shtëpie. Pyetja është e thjeshtë, për njërën për të dyja? I konsideroni si masa ekuivalente apo kanë diferencë. Doja të dija cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në Kuvend?

Arben Kraja: Arresti në burg dhe arresti në shtëpi janë dy masa të ndryshme pa diskutim nga pikëpamja e rëndesës. Nga pikëpamja formale kemi paraqitur një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurimit. Kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të vendimarrjes do i kërkojmë Gjykatës njërën nga ato se nuk  mund t;i kërkojmë të dyja. Është në dorën e Gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026