Arben Kraja prezanton kërkesën e SPAK për heqjen e lirisë për Sali Berishën
Prokurori i SPAK, Arben Kraja prezantoni në Këshillin e Mandateve kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë me heqje lirie për Sali Berishën.
Para deputetëve të mazhorancës dhe të vetmit deputetë të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Kraja lexoi akuzat mbi bazën e të cilave bëhet kjo kërkesë.
Kraja tha se nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete aktive me qëllim përshtatjen e ligjeve, ku përfitues ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi.
“Ka dyshime të arsyeshme se nga personi nën hetim Sali Berisha ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv dhe se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ndryshimin e masës së sigurisë. Nuk ka asnjë përplasje kompetencash me kuvendin sa i takon masës së parë të vendosur ndaj Sali Berishës ( Detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit), dhe për këtë arsye SPAK-ut nuk i lindte nevoja për të kërkuar autorizim nga kuvendi.
Për shkak se Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, bazuar në kodin e procedurës penale dhe kushtetutë, kërkojmë ashpërsimin e masës së sigurisë, dhe masa për arrest me burg ose shtëpie kërkon autorizim nga kuvendi”, tha Kraja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur