VIDEO/ Si u arrestua Lul Berisha, Ministria e Brendshme spanjolle zbulon prapaskenat
Policia Kombëtare arreston në Alicante të arratisurin më të kërkuar në Shqipëri për dy vrasje në vitin 2005.
Të tjera detaje kanë dalë mbi arrestimin e Lulzim Berishës në Spanjë.
Ministria e Brendshme spanjolle përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kërkimet për kapjen e Lulzim Berishës kishin ardhur pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare.
Berisha ka qenë drejtues i një organizate kriminale të cilës i atribuohen dhjetëra vrasje të ndodhura që nga viti 1998.
I arratisuri ishte në kërkim për vrasjen e dy personave që u qëlluan në një qytet të Shqipërisë në vitin 2005.
“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij, e cila operonte në një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit shqiptar, Durrës.
Kjo organizatë kishte arritur të pozicionohej si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend. I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, duke rezultuar se ishte një larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”, thuhet në njoftim.
Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.
Kërkimet për kapjen e Lulzim Berishës u përqendrua në bregdetin Levantin.
Pas hetimeve të para, kërkimi i tyre u përqëndrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet, ku dyshohej se mund të fshihej i arratisuri.
Në të njëjtin muaj, dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete në afërsi të zonave të urbanizuara, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të arratisurin. Me këtë rast agjentët shfrytëzuan rastin për të arrestuar Lulzim Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë