“Po helmojnë gjakun amerikan”- Trump radikal ndaj emigrantëve

19 Dhjetor 2023 | 17:03

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet primare, me etapën e parë që do të jetë në Ajoua më 15 janar, aq më shumë Donald Trump ngre tonet e retorikës së tij të dhunshme.

Dhe duket se ish-presidenti nuk e vret mendjen për polemikat që shkakton në përpjekjet për të radikalizuar përballjen me rivalët republikanë.

Ai shfaqet i tillë edhe kundrejt sfiduesit demokrat Joe Biden, që duket gjithnjë e më i frustruar me stafin e tij nga të dhënat e sondazheve, që e nxjerrin mbrapa Trump, edhe pse ai i konteston dhe u thotë gazetarëve se lexojnë sondazhet e gabuara.

Furtuna e fundit nga fjalët e tij u ngrit në Durham të Nju Hempshërit, ku miliarderi përsëriti akuzat kundër atij që e quajti “pushtimi” i emigrantëve dhe kërcënimi për një zëvendësim të mundshëm etnik.

“Mendoj se numri real varion nga 15 në 16 milionë persona në vendin tonë. Ata vijnë nga Afrika, Azia dhe nga e gjithë bota”, deklaroi Trump sa i takon emigrantëve klandestinë, por pa dhënë prova për shifrat e përmendura.

“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë”, u shpreh ai, duke premtuar dëbimin më të madh të emigrantëve ilegalë nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti premtoi edhe një “ndalim të përhapjes së rrymës myslimane”, ndërsa vlerësoi liderin koreano-verior Kim Jong Un, të cilin e cilësoi një person “shumë të këndshëm”, si dhe përshëndeti kreun e Kremlinit, për t’i treguar se 4 inkriminimet e tij janë vetëm një “gjueti shtrigash”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026