Ukraina në udhëkryq, Senati i SHBA pranë marrëveshjes për lëvrimin e ndihmës
Liderët e Senatit amerikan deklaruan se kishin bërë progres në negociatat për një marrëveshje që mund të zhbllokojë ndihmën prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe çështje të tjera.
“Kemi vetëm një opsion, t’ia dalim! Kjo lojë ka një rëndësi të lartë për Amerikën, për Evropën, Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën. Duhet t’i dërgojmë më shumë ndihma Ukrainës për të mposhtur Putin. Historia do të na gjykojë nëse nuk ndihmojmë Ukrainën dhe do të shënojë një pikë negative kthese për Perëndimin”, tha Chuck Schumer, kryetar i mazhorancës.
Nga ana e tij, presidenti Zelensky, në konferencën për shtyp u shpreh besimplotë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lënë në baltë Ukrainën.
Ndërkohë, dronët rusë sulmuan Kievin natën mes së martës dhe së mërkurës, si dhe vunë në shënjestër qytetet e Kharkivit, në perëndim të Ukrainës, dhe atë të Khersonit në jug të vendit, ku 9 persona mbetën të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus