Kuvendi pritet t’i heqë imunitetin, Berisha ‘live’ nga Facebook: Krim i vërtetë

21 Dhjetor 2023 | 09:46

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha është futur live në Facebook e tij nga Kuvendi ku e ka cilësuar krim të vërtetë vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.

Sipas tij, pushtimi i parlamenetit nga garda tregon për një opozitë të fortë që i ka futur frikën regjimit.

“Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës, prej shumë javësh parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë, ka kaluar në ankushtetutshmëri. Sot pas një vendimi antikushtetues të gjykatës kushtetuese votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të kryetarit të PD duke menduar se në këtë mënyrë do i mbyllin gojën opozitës. Është një akt i shëmtuar, krimi i vërtetë. Kjo dëshmon gjithashtu se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026