PD denoncon kreun e bashkisë në Mat: T’i hiqet mandati, i dënuar për armëmbajtje pa leje

16 Janar 2020 | 11:17

Partia Demokratike e Shqipërisë vijon të denoncojë  emra kryebashkiakësh nga radhët e Partisë Socialiste, të cilët sipas saj, janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Pas Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës dhe Mallakastrës, sot selia blu i është drejtuar me një tjetër kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e të kaluarës së kryetarit të bashkisë së Matit dhe njëherësh ish-gardistit, z.Agron Malaj.

Sipas PD, kreu i bashkisë së Matit është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe si i tillë ai nuk mund të ushtrojë një post publik, pasi bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit.

“Të dashur bashkëqytetarë, Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.

Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.

Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.

 Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit”- tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi.

Që pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka denoncuar deri tani pesë emra kryebashkiakësh nga radhët e selisë rozë. PD-ja ka akuzuar  vazhdimisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të cilin e ka cilësuar si  përgjegjësinë kryesor për këtë situatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026