Operacioni i SPAK dhe arrestimi i të “fortit” të Durrësit, reagon ministri Balla

22 Dhjetor 2023 | 10:40

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e SPAK që çoi në zbulimin e implikimit të ish-shefit të policisë Dedan Gjoni në një tjetër tentativë vrasje dhe arrestimit të Rexhep Arapin, emër i njohur në Shijak dhe Durrës.

Balla shprehet se nuk do të ketë asnjë tolerim për punonjës të policisë të përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa thekson se 339 punonjës policie janë arrestuar dhe proceduar deri më tani.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të SPAK për goditjen e një tjetër grupi kriminal në Durrës. Revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë. Në asnjë cep të territorit të kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër. Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve partnere për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse”, shprehet  Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026