Aksioni i policisë kundër 24-vjeçarit që vrau 14 persona në Pragë, publikohen pamjet
Policia çeke ka publikuar pamjet e kamerës së trupit të oficerëve që kërkojnë një person të armatosur që vrau 14 persona në një universitet në kryeqytetin e Pragës të enjten.
Në video shihen policët e armatosur duke kontrolluar korridoret e universitetit dhe duke përcjellë studentët me duar në ajër.
Në një konferencë për shtyp, një zyrtar i policisë tha se personi i armatosur, i cili ishte i rrethuar “nga të gjitha drejtimet”, qëlloi veten në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (e enjte, 21.12.2023) ku 24-vjeçari David Kozak hapi zjarr mbi studentët e universitetit Charles. Ai vrau 14 persona, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas policisë, ai qëlloi në fund edhe veten, pasi pati një shkëmbim zjarri edhe me policinë.
Në mediat e huaja thuhet se ai ka kryer edhe vrasje të tjera madje një prej viktimave ka qenë vetë babai i tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut