Lejoi futjen e shishes me raki, arrestohet specialisti i burgut të Drenovës
Pas vrasjes në burgun e Peqinit, kontrollet dhe masat janë rritur ndjeshëm në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.
Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore i këtij institucioni. Sipas informacioneve paraprake, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike (raki), e cila është e ndaluar të futet në ambientet e burgut.
Teksa ka nisur hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korçës.
Pritet që ai të dalë para gjykatës ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në burgje, neni 324.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë