Kë frikëson dënimi i Berishës? Analisti: Steka është ngritur shumë lart…

22 Dhjetor 2023 | 20:17

Analisti Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se me arrestimin e Berishës, të gjithë politikanët të cilët mund të kenë “bërë duart pis” ndihen të rrezikuar. Ai tha se gjithsesi arrestimi i tij nuk do të ishte një lajm i mirë për Shqipërinë , pasi ai ka dominuar politikën shqiptare për 32 vite.

“Kjo e tronditi politikën, por nga ana tjetër nuk është një lajm i mirë. Shqipëria politike me kryetarin e opozitës në burg. Ai njeri e ka dominuar politikën për 32 vite. Kur të shkruhet historia nuk do të na vijë mirë si nuk na vjen mirë që Fatos Nano ishte në burg, që ish-kryeministri  Vilson Ahmeti ishte në burg. nuk na bën nder ne kjo, që kryetari i opozitës të futet në burg, të lihet në arrest shtëpie”,

I pyetur nëse kjo është lajm i mirë për drejtësinë Qafoku tha:

“Steka është n gritur aq lart sa çdo politikan që mund t’i ketë bërë duart pis duhet të gjejë vend e të futet, se kur u godit Sali Berisha çfarë mund të pritet nga politikanë të tjerë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026