“U mbyll në 2022” gazetari: Çfarë ndodhi me padinë në Paris të Berishës ndaj Blinken

23 Dhjetor 2023 | 11:40

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, bëri padi në gjykatën e Parisit kundër sekretarit të Shtetit Amerikan, Blinken.

Gjithashtu muaj më parë  në një deklaratë për mediat theksoi se padia në gjyqin e Parisit është pranuar.

Mirëpo, gazetari Albi Xhunga në një intervistë për Euroneës Albania, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se më 1 janar të vitit 2022, Gjykata e Parisit ka shpallur moskompetencën për padinë e Berishës, kjo domethënë që padia e këtij të fundit nuk është pranuar.

Por ky lajm nuk është bërë publik deri më tani, madje dhe Berisha në një dalje për mediat pak ditë më parë theksoi se gjyqi vazhdon.

“Berisha ka harruar që të na tregoj se çfarë ndodhi më gjyqin e Parisit. Unë e kisha harruar por një gazetar e pyeti dhe Berisha i tha që ai  gjyq vazhdon rrugën e tij. Ndërkohë që në datën 1 korrik të vitit 2022 një vit e gjysmë më parë, Gjykata e  Parisit ka shpallur moskompetencën përsa i përket gjykimit të Antony Blinken. Nuk e ka marrë përsipër çështjen. Pra nuk ka gjyq në Paris. Se di pse Berisha u lodh që të shkonte deri në Paris mund të shkonte deri në Mamurras dhe ta bënte prapë do të ndodhte e njëjta gjë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026