“Organizatori e shkruante emrin në mure”- Karamuço: Si u paralajmërua vrasja e Cukut
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se organizatori i vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut, e kishte shkruar në muret e burgut emrin e tij dhe kishte paralajmëruar me zë të lartë se do e vriste sapo të dilte nga qelia.
Komentet Karamuço i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Cuku nuk u informua nga Policia deri në momentin e fundit për rrezikun që i kanosej.
Ai tha gjithashtu se Policia duhet të merrte masa mbrojtëse për ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas zbulimit të planit për vrasjen e tij.
“Është rasti i ish-drejtorit Cuku. Policia e ka ditur që krahas shumë e shumë ngjarjeve të tjera që ka ndjekur Cuku, ky personazh që organizoi vrasjen e tij, e ka shprehur me mijëra herë, e shkruante në muret e burgut emrin e tij, gjithë kohën, e kishte një obsession që unë do merrem me këtë sapo të dal.
Dhe kur doli, Policia e dinte, kishte dosjen, kishte informacion dhe drejtor Cuku nuk e ka ditur deri në momentin e fundit që ai ishte në qarkullim dhe përbënte rrezik për të. Kush e mban përgjegjësinë për të?
Këto lloj rastesh kur bëhen publike, riaktivizojnë në mendjet kriminale të gjitha ato rastet që ka pasur më parë në ndjekje, që përderisa e ka dikush këtë mendim, pse të mos e kemi edhe ne. Kjo duhet të parandalohet. Nuk duhet t’i lihet shkak këtyre ngjarjeve. Duhet t’i krijosh Gledis Nanos 4 badigardë, por edhe gruas dhe fëmijëve të tij”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)