Qeveria ndihmë për fëmijët e 3 policëve të vrarë, mes tyre edhe të Artan Cukut

24 Janar 2023 | 14:48

Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu  fëmijët e tre policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt dhe Artan Çukut të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, të cilëve iu dorëzoi Satusin e posaçëm.

“Në mbledhjen e fundit që kemi patur, të komisionit qendror për Fëmijët nën kujdesin e Republikës i është dhënë statusi fëmijëve të 3 policëve të vrarë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt edhe Artan Çukut. Patjetër që është një ndihmë e madhe, është bërë funksionale, pasi tashmë që në muajin dhjetor që ishte mbledhja, janari e ka gjetur me të gjithë plotësimin e të gjithë përfitimeve të statusit për fëmijët, edhe sigurisht një ndihmë për familjet.” – shpjegoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se mbështetja për fëmijët që kanë humbur prindërit të krye të detyrës do të vijojë të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, sidomos në fushën e arsimit, ku ata do të gjejnë përkrahje maksimale.

“Ne në fakt e kemi pasur goxha merak këtë punë edhe herë pas here kemi diskutuar që s’mund të jetë kjo histori me një ndihmë modeste, si ajo që ishte sepse praktikisht janë fëmijë që humbasin një prind, i cili është në punë, i cili ka një pagë që e sjell në shtëpi. Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga, por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra. Kështu që, është mbase pak e vonuar, por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë, mësojmë rrugës dhe kuptojmë rrugës si mund t’i bëjmë më mirë. Edhe në këtë pikë dhe me këtë status të them të drejtën ndihemi vërtetë të kënaqur sepse plotësohen në mënyrë shumë kuptimplotë të themi nevojat financiare. Pastaj dihet që edhe sikur të jetë pesëfish, boshllëkun shpirtëror nuk e mbush dot. Por besoj që këta kanë edhe vetëdijen që duhet t’i nderojnë deri në fund baballarët edhe siç janë krenarë për baballarët t’i bëjnë dhe ata të buzëqeshin kur i shohin nga lart.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026