Polonia kërkon mobilizimin e Perëndimit: Jemi 20 herë më të fuqishëm se Rusia

24 Dhjetor 2023 | 15:40

Polonia është në anën e Ukrainës “në këtë luftë titanike” siguroi ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski, i cili vizitoi Kievin në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Ai i ka bërë thirrje Perëndimit që të mobilizojë ekonominë e tij për të luftuar Rusinë, pasi vendet perëndimore së bashku janë “20 herë më të fuqishme” se Rusia ekonomikisht, por Kremlini “e ka kaluar ekonominë e tij në modalitetin e luftës”.

“Ne nuk mund të lejojmë Rusinë të prodhojë më shumë në bazë të një ekonomie shumë më të vogël. Sepse luftërat nuk fitohen me beteja taktike, luftërat fitohen nga prodhimi. Nëse Perëndimi mobilizohet, nuk kam asnjë dyshim se kush do të fitojë, por fillimisht duhet të fillojë mobilizimin.”

Ekziston një “hije” në marrëdhëniet mes dy vendeve, për shkak të krizës në kufi. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba e quajti situatën “të papranueshme dhe të dëmshme”. Ndërsa në të njëjtën ditë, Kievi njoftoi një marrëveshje me palën polake, e cila përfshin “një plan” për të zhbllokuar kufirin. Ndërsa zyrtari nga Varshava tha se do të bisedojë me shoferët polakë të kamionëve të cilët refuzojnë hyrjen e lirë për kamionët nga Ukraina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026