222 mln € në prona/ 1.09 mld € investime të huaja, në rritje sektori dhe financiar
Për të dytin vit radhazi pasuritë e paluajtshme kryesojnë në investimet e huaja direkte.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë për tre mujorin e tretë të vitit dëshmojnë se investimet në prona dhe pasuri të paluajtshme arritën 95 milion euro, ose 24% më shumë sesa vitin e kaluar.
Përgjatë 9 muajve të 2023, investimet e huaja në prona arritën një vlerë kapitale prej 222 milion euro.
Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike në vend dhe shtrenjtimi i normave të interesit, blerjet e pronave në vend kanë vijuar të rriten, me blerjet e këtyre të fundit nga shumë shtetas të huaj, të cilët kanë qenë një faktor kyç në tregun e Real State.
Sektori i dytë për 9 mujorin e vitit është ai i industrisë nxjerrëse, i cili ka gjeneruar 200 milion euro investime.
Një risi dhe kontributi më i madh për rritjen e investimeve të huaja për këtë vit e zë sektori financiar, i cili arriti në 166 milion euro, 80% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Rritja e vlerës në këtë sektor është e lidhur ngushtë me kërkesat për kapital ndaj bankave tregtare të cilat janë rritur.
Sektori energjetik renditet i katërti, me 121 milionë euro për 9-mujorin 2023.
Investimet e huaja arritën këtë vit në shifrën rekord prej 1.09 miliard eurosh, duke u rritur me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin e kaluar, mbështetur gjerësisht dhe nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës