Përmbytje masive në Evropë, shirat e dendura nxjerrin lumenjtë nga shtrati
Në Gjermani, banorët e rajoneve të ndryshme, sidomos Turingjisë dhe Saksonisë së Ulët, u detyruan të braktisnin shtëpitë ditën e Krishtlindjes për shkak të shirave të dendura që shkaktuan përmbytje masive.
Guvernatori i Turingjisë paralajmëroi se mund të duhen shumë ditë para se ata të mund të kthehen në shtëpi.
“Njerëzit duhet të përgatiten për mundësinë se nuk mund të kthehen në shtëpi për të paktën 3 ditë. Ata do mund të kthehen vetëm pasi uji të jetë tërhequr, elektriciteti të jetë kthyer dhe kur sistemi i ujërave të zeza të jetë restauruar”, tha Bodo Rameloë, guvernator i Turingjisë.
Në Çeki, disa rajone vazhdojnë të goditen nga përmbytjet, të tjera janë në gjendje gatishmërie dhe pjesa dërrmuese e vendit pret që niveli i ujërave të rritet. Shirat, por dhe akujt që shkrijnë janë përgjegjëse për këtë fenomen. Në Pragë, disa tragete nuk po operojnë dhe njerëzit nuk lejohen të hipin në bord.
Ndërsa në Holandë, nivelet e ujit janë jashtëzakonisht të larta, sidomos në rajonet ku kalojnë lumenjtë. Autoritetet dhe vullnetarët po monitorojnë situatën e shkaktuar nga reshjet. Në disa zona, uji është shumë metra më lart se mesatarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë