Amnistia/ Avokati: Të burgosurve nuk mund t’u merret ADN pa dëshirën e tyre
Avokati Gentian Sejrani është shprehur se të burgosurve që pritet të amnistohen për festat e fundvitit, nuk mund t’u merret ADN pa dëshirën e tyre.
Komentet Sejrani i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ku tha se këta persona që po amnistohen nuk janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kodi i procedurës penale e përcakton qartë mënyrën e marrjes së monstrave të ADN-së.
Ai tha gjithashtu se ADN është një e dhënë personale e çdo individi dhe nuk mund të merret pa pëlqimin e tij nga institucionet, veçse në raste të jashtëzakonshme.
“Përsa i përket ligjit për amnistinë, është se personat që do të amnistohen janë me rrezikshmëri të ulët. Pra nuk janë me rrezikshmëri të lartë. Sa i përket kodit të procedurës penale që përcakton qartë procedurën e marrjes tampon të monstrave të ADN-së dhe nuk jemi në rastin që po u merret ADN këtyre personave përmes një ligji të kaluar në Parlament.
Procedura e thotë qartë që kjo bëhet me kërkesë të prokurorit, me vendim të gjykatës dhe më pas lajmërohet personi që të japë pëlqyeshmërinë e tij për marrjen e monstrave të ADN. ADN është një e dhënë personale e individëve dhe nuk mundet të merret aq kollaj nga institucionet publike”, tha Sejrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut