Dokumenti| Të dënuarve që përfitojnë nga amnistia do t’u merret një kampion ADN-je

26 Dhjetor 2023 | 11:04

Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Shtetit në lidhjen me mënyrën si do të kryhet amnistia në burgje dhe detyrimeve që duhet të përmbushin të dënuarit.

Të gjithë personave që do të përfitojnë nga amnistia, përpara se të shkojnë përpara familjeve të tyre, do t’u merret një kampion AND-je e cila më pas do të administrohet nga Policia e Shtetit.

Ky kampion do të sigurohet në mënyrë që të jetë i krahasueshëm për ngjarje kriminale, ku këta persona mund të jenë si të dyshuar nga ana e organeve ligjzbatuese.

Kujtojmë se në bazë të nismës ligjore për amnistinë të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaroi se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.

Gjithashtu nga kjo nismë përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026