Drafti për amnistinë e të dënuarve/ Gazetari Eni Ferhati tregon se kush përfiton
Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth draftit të qeverisë për amnistinë e të burgosurve.
Ai tha se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 600 të burgosur dhe qindra të tjerë që do u pushohet gjykimi. Ai shtoi se përparësi u është dhënë më tepër grave dhe të miturve.
“Nga faza fillestare e hartimit të këtij drafti apo kësaj amnistie, mendohet se do të jenë rreth 600 persona të cilët do të fitojnë lirinë nga kjo amnisti.
600 persona të cilët ndodhen në burg dhe po vuajnë dënimin, ndërkohë që mund të jenë edhe qindra të tjerë të cilët do të përfitojnë pasi do t’u pushohet hetimi apo gjykimi për vepra penale që parashikojnë një dënim deri në dy vite.
Për personat të cilët gjenden brenda në burg, duke vuajtur dënimin përkatës, pritet të përfitojnë nga meshkujt, ata që janë dënuar deri në tre vite burg, ndërsa për gratë ato që janë dënuar deri me katër vite burg. Nga ana tjetër nga kjo amnisti parashikohet të përfitojnë meshkuj dhe gra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur deri në tre apo katër vite burg për gratë”,-tha gazetari Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë