Pse binjakët identikë janë aq sa interesantë edhe të frikshëm?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Binjaket në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1980, “The Shining”, nuk supozohej të ishin identike.

As në librin e Stephen King-ut të vitit 1977, motrat Grady nuk janë binjake. Menjëherë pasi libri mori famë, Kubrick nisi audicionet për rolin e motrave. E pavarësisht se binjakët nuk ishin kusht, kur Lisa dhe Louise Burns, dy motra binjake identike hynë në audicion ato e fituan pjesën menjëherë.

Kishte diçka të frikshme te këto binjake veç magjepsjes pas ngjashmërisë.

- Advertisement -

Nga 9 deri në 12 nga çdo 1000 lindje prodhohen binjakë dhe rreth katër prej tyre janë binjakë identikë, ose monozigotikë, sipas një studimi të fundit në revistën  Human Reproduction.

Binjakët identikë ndodhin kur një spermë e vetme fekondon një vezë të vetme dhe më pas ndahet në dysh, duke rezultuar në dy zigota me të njëjtën ADN.

Sidoqoftë, kthehemi te e frikshmja! Fakti që një pjesë e mirë e njerëzve tremben nga ngjashmëria tregon shumë për psikologjinë e tyre.

Studiuesi i letërsisë gotike Xavier Aldana Reyes i Universitetit Metropolitan të Mançesterit shkroi për binjakët në  The Conversation dhe thotë se një pjesë e asaj që i bën binjakët imagjinar kaq potencialisht të frikshëm është përsëritja e tyre. Ai e lidh këtë me përkufizimin e psikologjisë për “të çuditshmen”, në të cilën diçka e njohur bëhet e panjohur – dhe për këtë arsye shqetësuese ose rrëqethëse.

Sipas esesë së Sigmund Frojdit të vitit 1919 mbi çështjen, çudia mund të rrjedhë nga “përsëritja e së njëjtës gjë”. Kjo është dhe arsyeja pse ka raste që trembemi nga pasqyrat.

Në fillim të shekullit të 20-të, Frojdi revolucionarizoi kuptimin modern të mendjes së pandërgjegjshme dhe bashkë me të “shqetësimin se njerëzit nuk ishin gjithmonë në kontroll të plotë të vetvetes, të veprimeve dhe mendimeve të tyre”.

Në letërsinë gotike, dyfishi është “vetja e errët ose vetvetja në hije”.

Në shumë studime shkencore, binjakët u bënë subjekte testimi gjithashtu.

Zhanri horror i ka ripërpunuar dhe ripërpunuar prej kohësh binjakët. Një nga më të zakonshmet është dikotomia binjake e mirë/e keqe. Shpesh nuk ka asnjë shpjegim prapa pse një binjak mund të jetë i keq dhe tjetri jo. E keqja e një binjakeje thjesht shfaqet”, pa shpjegim.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kosova bashkon maxhorancën me opozitën, bien dakord për rezolutë të përbashkët

Është mbajtur sot mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku Gazment Bardhi ka kërkuar që të zhvillohet urgjentisht një seancë e posaçme për Kosovën. Në...

Debate për Kosovën në Konferencën e Kryetarëve, caktohet data e seancës së posaçme

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seanca e posaçme për Kosovën të mbahet më 12 tetor. Seanca u shoqërua me debate ku kreu i grupit...

Zv.drejtori i policisë flet nga Basnjka: Gjetëm 24 makina me armë dhe ushqime

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës Veton Elshani ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të dhënë më tepër detaje rreth...

TË FUNDIT

KQZ i jep mandatin kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj

KQZ i ka dhënë mandatin kryetarit të sapo zgjedhur të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Partia Socialiste u rikonfirmua në drejtimin e bashkisë së Kukësit, pas zgjedhjeve të pjesshme...

Çështja e “Sterilizimit”/ Apeli i Posaçëm tërhiqet për vendim

Apeli i Posaçëm është tërhequr për vendim në lidhje me çështjen e “Sterilizimit”. Burime bëjnë me dije se vendimi do të shpallet në orën 13:30. Ndërkohë...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×