Mjeku shqiptar në Itali: Kemi pacientë që iu bie të fikët nga ngrënia e tepërt
Mjeku shqiptar i emergjencave në Itali, Taned Demaj, është shprehur se në spital gjatë kohës së Krishtlindjeve paraqiten shumë të moshuar që u bie të fikët nga ngrënia e tepërt.
Komentet Demaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ngrënia e tepërt zgjeron stomakun dhe bën ulje e presionit të gjakut.
Ai tha se rreth 50 % e urgjencave në ditët e Krishtlindjeve janë nga këto raste.
“Sidomos të vjetrit, sepse gjatë gjithë periudhës së vitit, cimisin çik ushqimin, kur vjen koha e Krishtlindjeve, hanë, e ekzagjërojnë me ushqimin dhe u bie keq shumicës së pleqve dhe kemi telefonata për këtë gjë.
Nga mbingopja u bie të fikët. Sa vjen Krishtlindja 60 % të punës e kemi nga mbingopja. Duke e zmadhuar shumë stomakun, ulet presioni i gjakut. U bie presioni i gjakut dhe u bie të fikët”, tha Demaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta